Nga tetë pacientë, të cilët dje kanë arritur nga Maqedonia e Veriut pas ngjarjes tragjike në Koçan, tre janë në respirator, ndrësa të gjithë kanë djegie në kanalet e frymëmarrjes dhe janë në rrezik për jetë, njoftoi MIA nga Beogradi.
Në deklaratë për RTS-në, Millan Stojiçiq, drejtor i Klinikës për kirurgji plastike dhe rikonstruktive pranë Qendrës klinike të Serbisë, tha se të hënën kanë arritur tetë pacientë me lëndime serioze, të rrezikshme për jetë.
“Ata janë përkujdesur, janë stabil dhe trajtimi vazhdon, gjë që sigurisht do të marrë kohë”, deklaroi Stojiçiq dhe shtoi se një prej pacientëve është në gjendje më të rëndë.
Në Serbi, janë përkujdesur 29 persona të lënduar rëndë dhe ndodhen në katër objekte shëndetësore – Spitalin ushtarak dhe Qendrën klinike në Nish, Akademinë ushtarako-mjekësore në Beograd dhe Qendrën urgjente të Qendrës klinike të Serbisë.