Adelina Ismaili kurorëzon dashurinë me Val Krasniqin: “Jam zonja Krasniqi”
Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili ka kurorëzuar dashurinë e saj me Val Krasniqin, duke e ndarë lajmin e bukur me ndjekësit e saj.
Në postimin e fundit në rrjetet sociale, Adelina shfaqet e lumtur dhe e emocionuar, ndërsa e quan veten “zonja Krasniqi”, duke konfirmuar kështu martesën e tyre.
“Të dua sa jetën burri me i bukur në botë Val Krasniqi – Zonja Krasniqi”, ka qenë përshrkimi që Adelina i ka bërë një fotografi ku shfaqet duke u përqafuar me burrin e saj Valin.
Kujtojmë që Adelina dhe Vali janë prindër të lumtur të një djali.