Organizata për mbrojtjen e identitetit të Maqedonisë, organizon të dielën në ora 13:00 sërish protestë kundër kontestit të emrit të Maqedonisë.
“Ka ardhur koha për bashkim dhe ti respektojmë dëshmoret për mëmëdheun, ua kemi borxh”, shkruan në njoftimin dërguar mediave për protestën e së dielës.
Siç thuhet në njoftim protesta do të mbahet në disa vende të Evropës.
Kujtojmë se, në protestën e javës së kaluar u dogj flamuri kombëtar shqiptar dhe ai i Greqisë.

