Aktivistë të shoqërisë civile kritikojnë ashpër qasjen e ministrisë së Shëndetësisë ndaj zgjidhjes së problemit me vdekshmërinë e foshnjave. Ata thonë se drejtuesit e ri të këtij resori, kanë pasur kohë të mjaftueshme për të zgjidhur të paktën problemin me mungesën e inkubatorëve, ndërkaq shtojnë se ministria e shëndetësisë duhet të gjejë një zgjidhje afatgjate të kësaj çështje.
Nuk është cështja e vdekjes së foshjnave për tu komentuar, e cila është frapante si informatë, sa është mos ndërmarrja e masave direkte dhe primare në drejtim të zgjidhjes së problemit. 1:22 Duhej që menjëherë të fillohet të ndërmerret dicka pasi statistikat që paraqiten janë tepër serioze, dhe të del Inspektorati sanitar dhe të tregojë se dy foshnje qëndrojnë me një inkubador dhe ju pas pesë muajsh si ministër të mos mund të siguroni inkubadorë, vërtetë është turp. 3:50 ” Problemin kryesor unë e shoh te Ministria e Shëndetësisë, sepse ajo duhet urgjentisht të bëj plan afatgjatë me të cilin do të punohet në zvogëlimin e vdekshëmrisë së bebeve- deklaroi aktivisti Ognen Janeski.
Nga ana tjetër ministria e Shëndetësisë thotë se po punon në zgjidhjen e kësaj çështjeje por dhe në përmirësimin e gjithë sistemit shëndetësor.
Ministria e Shëndetësisë vazhdon procedurat për blerjen urgjente të inkubatorëve të rinj me të cilët do të zgjidhet problemi i mungesës së inkubatorëve. Janë marrë masa për rritjen e nivelit të higjienës. Po punojmë paralelisht për hapjen e kujdesit intensiv të ri të një klinike për fëmijë. Po ashtu do të bëhet edhe rinovimi i sistemit të ventilimit për kujdes intensiv pas zgjedhjeve lokale, dhe po ashtu pas zgjedhjeve do të bëhet punësimi i mjekëve, motrave medicinale, pediatërve dhe anesteziologëve- thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Sipas të dhënave të Klinikës së Gjinekologjisë, nga Janari e deri në shtator të këtij viti numri i foshnjave të vdekura është 127. Numër ky i cili nxiti kritika të shumta në opinion.
Ditë më parë Inspektorati Shtetërore Sanitar njoftoi për parregullsi të shumta në Klinikën Gjinekologjike, si mungesa e higjienës, kushtet e këqija brenda Klinikës, mungesë e stafit mjekësor, mungesë e aparaturave të nevojshme, e të ngjashme. Këta vërejtje Inspektorati i kishte konstatuar pas një inspektimi të jashtëzakonshëm që kishte kryer në këtë Klinikë. Ndër të tjera, nga ky Institucion thanë se arsyeja e vdekshmërisë së lartë të foshnjave në këtë Klinikë vjen si pasojë e kushteve të rënda me të cilat përballet ky institucion Shëndetësor.