Një konflikt mes dy grave që ka degjeneruar deri në dhunë fizike ka ndodhur gjatë natës në Vlorë.
Sipas informacioneve paraprake, dy femrat janë konfliktuar me njëra-tjetrën me sharje, britma dhe grushte, duke shkaktuar tension në zonë.
Pas njoftimit, në vendngjarje kanë ndërhyrë efektivët e Policisë së Vlorës, të cilët kanë bërë të mundur qetësimin e situatës dhe ndërprerjen e konfliktit.
Të dyja gratë e përfshira janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, ku po kryhen veprimet procedurale dhe po merren në pyetje për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


