Rreth njëzet përkrahës, familjarë dhe miq të të akuzuarve për dhunë në Kuvendin më 27 maj, janë grumbulluar para Gjykatës Themelore Shkupi 1 në shenjë përkrahje për nëntë të akuzuarit të cilët me shoqërim nga policia u futën në ndërtesën ku duhet të jepin deklaratë para gjykatësit.
Të parin policia e solli Angell Zafitovskin nga Shtip i njohur si Bate Gele, i cili, edhe kësaj radhe erdhi me xhaketën në të cilën është i vulosur fytyra e Sasho Mijallkovit.
Ai u prit me duartrokitje dhe brohoritje “Hero, Hero”.

