Lëvizja Socialiste për Integrim duket se është pozicionuar kundër policisë së shtetit. Pas akuzave të bëra dje nga ministri Lefter Koka në drejtim të policisë si e lidhur me elementë kriminalë, një tjetër eksponent i LSI ka shprehur pakënaqësinë e tij.
Deputeti i Gjirokastrës, Vangjel Tavo ka shpërthyer në akuza të ashpra ndaj policisë. Sipas tij, drejtuesit e policisë janë të pozicionuar politikisht dhe po veprojnë në dëm të LSI.
Tavo ka kërkuar nga ministri i brendshëm, Saimir Tahiri t’u mësojë rolin që kanë drejtuesve të policisë. Sipas deputetit të LSI, jugu i Shqipërisë është i gjelbëruar nga kanabisi, ndaj ai vetë i ka kërkuar ministrit të brendshëm largimin e këtyre drejtuesve të policisë.
28 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)