Taulant Seferi po kalon një sezon fantastik me klubin e tij Bani Yas, teksa ka shënuar përsëri ne ndeshjen që këta të fundit po luajnë kundër Shabab Al-Ahli Dubai, takim i vlefshëm për javën e 23-të të kampionatit së Emirateve të Bashkuara Arabe.
Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, arriti të shënonte në minutën e 14-të duke i dhënë avantazhin e përkohshëm ekipit të tij. Ky ishte goli i 11 sezonal për Seferin në kampionat, duke bërë të mundur që të garojë edhe për “Këpucën e Artë”, me vetëm 5 gola më pak se Khiribin që gjendet në krye të renditjes së golashënuesve.