Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar marrjen e dorëheqjes së Kryetares së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), znj. Tatjana Dimitrovska.
“Kabineti i Kryetarit të Kuvendit e njofton opinionin publik se Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, znj. Tatjana Dimitrovska, sot ia parashtroi dorëheqjen nga posti i saj Kryetarit të Kuvendit, z. Afrim Gashi. Njëkohësisht, ju informojmë se Kuvendi do të veprojë në përputhje me procedurat e parapara ligjore, për të cilat opinioni do të informohet me kohë”, thuhet në njoftimin zyrtar të Kabinetit të Kryetarit të Kuvendit.
Dorëheqja e Dimitrovskës vjen në një kohë kur ajo është e përfshirë në një proces gjyqësor, ku dyshohet për shpërndarje të “sekretit zyrtar”, çështje kjo që ka ngritur shqetësime në opinionin publik dhe në qarqet institucionale.