Drejtoria e Hetimit Tatimor ka bllokuar Kompleksin “Taivani”. Ky vendim është marrë pasi nuk lëshohej kuponi tatimor.
Zëvendëskryeministri Erion Braçe në një postim në Instagram, njofton se nga sot do të mbyllet restoranti, kafeneja, kazinoja dhe çdo shërbim që ofronte ky kompleks. Biznesi është në pronësi të Besnik Sulës, i njohur si Beso i Taivanit.
Postimi i plotë i Braçes në Instagram:
KY ESHTE TAIVANI!
NGA DJE NE MBREMJE I MBYLLUR I GJITHI!
Mu ne zemer te Tiranes dhe
pa asnje-zero kupon tatimor ne cdo tavoline!
Per here te dyte!
Keshtu qe mbyllur kefeneja, mbylkur restoranti ne katin e pare, mbyllur restoranti ne katin e dyte, mbyllur kazinoja!
Mbyllur te gjitha!
Te jesh kush te duash,
i madh sa te duash,
mik e shok me ke te duash,
ose zbato ligjin, ose do mbyllesh!
Mos kerko kot,
nuk te ndihmon dot kerkush!
Dua te falenderoj edhe nje here inspektoret e Hetimit Tatimor Qender per korrektesine ne kryerje te detyres,
ministren Denaj, drejtuesit e Tatimeve dhe cilindo te perfshire ne kete perpjekje konstante per ligjshmeri!