Kryetarja e Transparensi Internejshënëll Maqedoni, Slagjana Taseva sot prezantoi gjetjet nga analizat e 12 vendimeve të gjykatave të dekadës se fundit, të cilat, sipas saj janë zhgënjyese dhe dëshmojnë për sistemi joprofesional gjyqësor.
Taseva tha se analizat nxjerrin në sipërfaqe mungesën e përgjegjësisë individuale të gjykatësve, të cilët hapur përpiqen që [do aktpadi ta kualifikojnë si ndërmarrje kriminale pa pasur elemente kryesore të veprës.
Shumë shpesh gjendjen faktike gjykatësit e kanë përcaktuar në bazë të dëshmive indirekte, ndërsa gjatë miratimit të vendimit në të gjitha rastet e analizuara gjykatësit kanë shqiptuar dënime drakonike.
“Është e dukshme se janë bërë shkelje ligjore, por edhe shumë padrejtësi. Paraburgimi është caktuar pa arsyetime, aktakuzat nuk përmbajnë veprime konkrete e as përshkrime të veprimeve të individëve. Përkundrazi injorohen krejtësisht. Në vendimet gjyqësore mungojnë faktet vendimtare e as që mund të kuptohet se kush ka kryer veprën apo cila është vepra për të cilën po i shqiptohet dënim dikujt”- deklaroi Taseva pas prezantimit të analizës.
Ajo tha se në Maqedoni nuk ka reforma në gjyqësor, përveç një tentimi për të hartuar strategji për reforma.
“Këtë analizë s’guxon ta injorojë askush nga ata që pretendojnë të jenë gjykatës të mirë”- tha Taseva.
Ekspertet tjerë mbështeten analizën me shembuj të tjerë. Me vlersim për punen e gjyqëve doli edhe ish drejtori i policisë financiare, Vane Cvetanov, i cili u arrestua për rastin “Spiun” .
“Gjatë dhjetë viteve të fundit sistemi gjyqësor po përdhunohej nga ca gjykatës , shërbëtorë të regjimit te kaluar”, akuzoia Cvetanov.
Sistemi gjyqësor nën shqyrtim u përpilua nga Transparensi Internejshënëll- Maqedoni dhe “Lupa e gjëlbër”
Almakos