Sekretari i LR-PDSH-së, Arben Taravari njofton se Ziadin Sela do të të shkojë jashtë shtetit për një periudhë kohore për të realizuar disa ekzaminime plotësuese në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore, shkruan në llogarinë e tij në Facebook, dr.Arben Taravari.
“Këto janë përpjekje për të pasur një shërim sa më të shpejtë dhe sidomos të plotë të shëndetit të tij. Theksojmë që ai është në gjëndje të stabilizuar të parametrave vitale, dhe tash nevojitet rehabilitim përfundimtar për rikthim sa më të shpejtë në aktivitetet politike.
Ju falenderojmë që gjithë këtë kohë ishit pranë nesh, pasi ju deri tani keni qënë mjeku më i mirë i Ziadin Selës, me dashurinë dhe përkrahjen tuaj. Jemi bashkë në këto ditë të vështira të cilat padyshim që janë në orët e tyre të fundit”, përfundon Taravari.

