Eksperti juridik Aleksandar Tumanovski dhe gazetari Sashe Dimovski vlerësojnë se Specialja do të arrijë të përmbyll rastin “Target” që ka të bëjë me përgjimet, brenda afatit ligjor i cili skadon në fund të qershorit. Të ftuar në emisionin 360 gradë në Alsat ata konsiderojnë se mandati i Speciales duhet të vazhdohet, pasi periudha kohore e veprimit të saj për ngritjen e aktakuzave dhe përmbylljen e lëndëve të caktuara nuk ka qenë e mjaftueshme.
Dyshoj se nuk do të ketë aktakuzë për atë lëndë, sepse ajo lëndë duhet të tregojë se kush ka përgjuar në Maqedoni. Nuk e di se çfarë veprime janë ndërmarrë sepse nëse merren veprimet që duhet të përmbushen nuk është patjetër që të përmbushet ai afat prej 15 ditësh, nëse merret në pyetje i dyshuari, nëse në ndërkohë mblidhen dëshmi tjera ose nëse dorëzohen nga ana e mbrojtjes. Kështu që është e mundur që ajo aktakuzë të ngrihet në ditën e fundit dhe ajo është 30 qershori- vlerësoi avokati Aleksandar Tumanovski, Ekspert i së Drejtës Penale.
Vetë Prokuroria flet të njëjtën edhe nëse “ Target” nuk është njëra nga lëndët e para me të cilën më tej PSP do të merret , sinqerisht do të jem i dëshpëruar sepse jam njëri nga ata që kanë qenë me muaj të tërë të përgjuar pa kurrfarë urdhri. “Këto afate mund t’i interpretojmë pak më hapur , por nëse e shohim sjelljen e të dyshuarve në rastin “ Target” dhe mosshfaqjen e tyre në PSP , dhe mos marrjen e ftesave nga PSP, nuk e lidh specialen në korniza të tilla rigide që ta respektojë këtë afat prej 15 ditësh, unë jam I bindur se deri më 30 qershor mund ta lëshojë aktakuzën në gjykatë– tha gazetari Sashe Dimovski.
Eksperti i së drejtës penale Andrej Bozhinovski thotë se lënda “Target” është burim i të gjithë hetimeve tjera që janë pjesë e bombave, dhe se afati i Speciales nuk do të ishte i përmbushur nëse nuk do përmbyllej lënda “Target”.
Mendoj se nuk është e pranueshme të ketë afat prej 18 muajve në raport me vëllimin e hetimit që PSP duhet të udhëheq. Duke pasur parasysh se duhet të dëgjojnë. Edhe vetë prokurorja Janeva tha se vetëm 45% të bisedave të përgjuara janë dëgjuar. Lidhur me relevancën e rastit “Target” , mund të them se “Target” është qendra e të gjithë hetimeve tjera që janë pjesë e bombave. Mendoj se pa mbarimin e “Target” mandati i Speciales nuk është i përmbushur derisa nuk hetohet se kush, çfarë ka përgjuar- shtoi ekspert i së drejtës penale Andrej Bozhinovski.
Në lëndën “Target” të dyshuar janë 10 persona. Mes tyre është edhe ish shefi i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim Sasho Mijallkov dhe ish ndihmësi i tij Goran Grujevski. Prokuroria Speciale ata i ngarkon se pa urdhër gjyqësor, në mënyrë ilegale, kanë përgjuar politikanë, biznesmenë dhe gazetarë, ndërsa cak i tyre kanë qenë edhe ish ministrat e VMRO-DPMNE-së. Sipas dëshmive që i siguroi Janeva, të gjitha përgjimet janë bërë ilegalisht.
Vjollca Aliti