Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka kritikuar ashpër koalicionin VLEN, duke e cilësuar atë si një “moçal politik”.
Gjatë paraqitjes së tij në emisionin Debat në SHENJA, Taravari tha se situata brenda koalicionit është e papranueshme dhe e mbushur me përplasje të vazhdueshme mes eksponentëve të tij.
“Mua VLEN-i më duket një moçal politik, realisht. Është e gërditshme kur e sheh çfarë ndodh brenda. Janë përplasje të vazhdueshme me njëri-tjetrin. Ne s’kemi asnjë lidhje me ta dhe as që më intereson kush do të jetë në krye – qoftë Azir Aliu, Arben Fetahu, Fatmir Limani apo Bilall Kasami,” deklaroi Taravari.
Ai shtoi se shpreson që subjektet brenda këtij koalicioni të arrijnë sa më shpejt një marrëveshje dhe të unifikohen, pasi sipas tij, përçarjet e brendshme po dëmtojnë imazhin politik.
“Urojmë që sa më shpejt të bëhen një, sepse jemi bërë gazi i botës. Me këtë luftë të brendshme që e bëjnë si gjela e si pula, është vërtet e neveritshme dhe të bën të ndihesh keq që merresh me politikë,” u shpreh ai. /SHENJA/


