Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe i komunës së Gostivarit, Arben Taravari u është përgjigjiur akuzave të fundit nga VMRO-DPMNE-së për shtëpinë e tij në Shkup. Ai i ka quajtur këto akuza shpifje, ndërsa shtëpinë thotë se e ka blerë që në korrik 2021, kur ASH ishte në opozitë dhe nuk kishte negociata me Qeverinë aktuale për t’u bë pjesë e saj. “ASH dhe unë nuk sjellim vendime të sponsoruara nga të mirat materiale. Vendimet tona janë për qytetarët dhe të ardhmen e tyre. Për shkak të shpifjeve të vazhdueshme nga VMRO-DPMNE dua të deklarohem para qytetarëve se shtëpia ime në Shkup është blerë në korrik të vitit 2021”, thekson kryetari i ASH-së, Arben Taravari në një sqarim në rrjetet sociale. Për këtë, Taravari ka vendosur edhe një link të Komisionit Shtetëror për Parndalim të Korrupsionit ku qytetarët mund të vërtetohen edhe zyrtarisht mbi të vërtetën:
Data 22.03.2026
Aktuale
- Korrupsioni si dështim i etikës mjekësore
- Plumba dhe kokainë, shqiptari arrestohet duke bërë ‘biznes’ në mes të qytetit italian! U survejua me kamera, i sekuestrohen edhe…
- Mexhiti: VLEN është bashkimi që nuk ndalet, shqiptarët drejt unitetit
- Gjetet trupi i pajetë i një gruaje pranë lumit në Zërnoc, nis hetimi
- Qeveria nesër në orën 12 me masa të jashtëzakonshme për derivatet
- Konflikti në Lindjen e Mesme, ekspertët kërkojnë që Qeveria menjëherë të marrë masa
- Makina përplas motorin në unazën e Pogradecit, plagoset çifti i bashkëshortëve! Ja si paraqitet gjendja e tyre shëndetësore
- Nikoloski sqaron prapaskenat e marrëveshjes me Bechtel & Enka


