Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari theksoi sot se në në disa reparte ka mungesë, të infermierëve dhe mjekëve, megjithatë, ai vuri theksin te infermierët, ku pritet të punësohen prej 30 deri në 60 infermierë.
“Do të fillojmë me numër prej 30 në një periudhë më të shpejtë të mundur, ndërsa pastaj do të shkojmë edhe në 30, së bashku me infermierë, personel tjetër mjekësor dhe mjek”, deklaroi Taravari.
Arben Taravari pas vizitës së sotme në SPQ “8 Shtatori” tha se do të shkojë në seancë të Qeverisë.
“Do të bisedoj edhe me ministrin e Financave dhe kryeministrin që sa më shpejtë ta zgjidhim problemin. Të punësojmë të paktën me marrëveshje në vepër një numër të caktuar të infermiereve, me të cilën do ta amortizonim gjendjen, ndërsa pastaj të punësojmë edhe një grup të infermiereve që të arrijmë deri në maksimum, i cili është 60 punësime”, deklaroi Taravari.
Drejtori i SPQ “8 Shtatori”, Sasho Stojçeb, tha se spitali punon intensivisht dhe shfaqi shpresë se me punësimet e reja do të mund t’i hapin salla e operacionit dhe listat e pritjet të mos jenë të gjata.
“Mbingarkimi i personelit të mesëm mjekësor është arsyeja kryesore për mbyllje të disa reparteve, të cilët në periudhën verore zakonisht kanë qenë të mbyllura. Kapacitetet asnjëherë nuk kanë qenë të përgjysmuara, 80 shtretër ende janë mbyllur, por për këtë arsye 95 për qind e të tjerëve janë të mbushur”, deklaroi Stojçev, duke shtuar se më shumë ndikon ajo që janë mbyllur sallat e operacionit.
“Në orët e pasdites gjejmë mundësi nga dy deri në tre, katër operacione që të realizohet programi i mëngjesit për shkak se ai është elektiv, ndërsa operacionet e pasdites dhe të mbrëmjes janë gjendjet urgjente në të cilët operohen pacientë të cilët nuk do të zënin vend ditën e ardhshme. Për këtë arsye këtu ekipet janë maksimalisht janë të përforcuara me tre anesteziologë dhe me katër kirurgë, që të mundemi që orët e mëngjesit t’i kalojmë”, deklaroi Stojçev.
D.K
Almakos.com

