Ministri i shëndetësisë dhe kandidati për kryetar komune në Gostivar, Arben Taravari, demanton informacionet e paraqitura se gjoja kryetari i Aleancës, Zijadin Sela e ka quajtur “manipulant klasik”.
“Ky është montim i BDI-së. Me kryetarin jemi skuadër qe funksionon pa asnjë problem. Kurrë ne funksionimin tonë disa vjeçar nuk kemi pasur probleme njëri me tjetrin”, thotë Tarvari, duke hedhur poshtë këto informacione.