Derisa në opinion thurren legjenda urbane se si kryetari i Alenacës për shqiptarët, Zijadin Sela, e ka detyruar ministrin e shëndetësisë, Arben Taravari të kandidoj për kryetar të Gostivarit, për ta djegur politikisht në këto zgjedhje lokale, vetë Taravari në një intervistë ekskluzive për Almakos, sqaron të vërtetën, se si në momentin e fundit e kishte habitur Selen kur kishte paraqitur ambicjen për të sfiduar kandidatin e BDI, Nevzat Bejta.
“E them me plotë përgjegjësi se asnjë gjysëm fjale nuk ka thënë Ziadin Sela. Brenda disa orëve morra disa sondazhe i analizova dhe brenda pak orëve mora vendimin edhe Sela u habit. Ata që më shpien mu ti hi kësaj rruge janë pikërisht fjalët e qytetarët që më ndalnin në rrugë dhe me plot interes më thonin që pikërisht ti je ai dhe i vetmi që e fiton Bejtën dhe duhet të kandidohesh, kur e them qytetarët, e kam fjalën edhe për qytetarët të cilët nuk janë shqiptarë, por të etnive të ndryshme. Dhe pikërisht kjo më motivoi që unë, Arben Taravari të nisem drejt kësaj rruge”, tha Taravari.
Intervista e plotë e Taravarit për Almakos