Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari pjesë e koalicionit VLEN nëpërmjet një statusi në Facebook ka theksuar se koalicioni VLEN do të bëhet pjesë e Qeverisë. Taravari ka numëruar 5 pika që do të fokusohet koaliconi VLEN në Qeverinë e re. Në njërën nga pikat Taravari ka shkruar se prej sot nuk do të ketë votues dhe jovotues, por nënshtetas për të cilët do të punojnë maksimalisht dhe njësoj, përcjell TV21. Ndërkaq në pikën e 5 Taravari shkruan: “Ne do të mbajmë përgjegjësinë e duhur në çdo kohë dhe sipas rregullit të brendshëm, ne kemi vendosur që secili që nuk do të arrijë objektivat e tij do të japë dorëheqjen”.
Data 19.09.2026
Aktuale
- LSDM: ZNAM-i u bë satelit i Mickoskit, “dashuria” e tyre janë tenderët
- Ushtria amerikane vlerëson koston e luftës me Iranin në 43,6 miliardë dollarë në përllogaritjen më të fundit
- QMK: 20 zjarre të regjistruara në 24 orët e fundit, tre ende aktive
- Komunikacioni pa probleme, rritet intensiteti i trafikut jashtë zonave urbane
- Gjorgjievski: “Shpërblime për qytetarët që raportojnë hedhjen e paligjshme të mbeturinave”
- VMRO-DPMNE: Gjyqësori i politizuar është vënë në shërbim të individëve të fuqishëm dhe jo të ligjit
- Gratë fitojnë 12% më pak se burrat në Maqedoninë e Veriut, hendeku më i madh te të arsimuarat
- Moti sot do të jetë pjesërisht me vranësira



