Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në emisionin “Intervistë në SHENJA”, deklaroi se një kryetar nuk e bën vula, selia, por ë bën përkrahja që e merr dhe që e ka nga popullata.
Taravari tha se kur e ka sjellë vendimin ka patur pak dyshime nëse është vendimi i duhur, por se tani kur e sheh rikthimin e gjithë atyre anëtarëve, simpatizantëve që e kishin humbur besimin tek ASH-ja, tek votuesit indiferent, tek rinia dhe bashkëngjitjet e reja që po ndodhin çdo ditë vlerëson se ka sjellë vendimin e duhur.
“Më 29 dhjetor ne kemi patur mbledhje të kryesisë qendrore. Kemi qenë 11-12 diskutues, prej tyre 7 që kanë diskutuar ose 6 kanë qenë për të shkuar me opozitën. Pra shumica e diskutuesve, edhe pse nuk kishim ndonjë vendim e shifsha disponimin se është shumica prej diskutuesve ishte për të shkuar me opozitën, për ta sjellë ndryshimin, për ta udhëhequr opozitën, dhe një ose dy ishte për të dalë vetëm pastaj me BDI”, tha Taravari.
Ai tha se shumica e funksionarëve kishin filluar të shpërndajnë informacione se ASH do të shkoj me BDI-në, ndërsa qytetarët kanë deklaruar se partia po shkrihet në BDI. /SHENJA/
Data 10.11.2026
Aktuale
- Rama prezanton projektin e ri për Ulpianën: Parkim nëntokësor dhe ruajtja e fontanës
- “Urdhër nga lart! Gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë”/ BIRN: Shkelje e së drejtës për protestë
- Ligjvënësi republikan nis tetë akuza për shkarkim nga detyra kundër Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-së, Hegseth
- Google prezanton dy procesorë të rinj të inteligjencës artificiale, sfidon dominimin e Nvidia-s në tregun e çipave
- Kohë shkarkimesh në Premier League? ‘Dridhet’ edhe pankina e Crystal Palace
- Vjedh bankën për 10 minuta dhe i lë në kazino për 7 minuta!
- Blerja e një banese, 76% më e shtrenjtë në raport me të ardhurat se para 10 vitesh, rekord në Europë
- “Për tre vjet më radhë, imperialistët si SHBA, Britania, Franca kanë sulmuar Korenë Popullore…”/ Takimi i Enver Hoxhës me miqtë koreano-verior në 1959



