Kandidati i Aleancës për Shqiptarët në Gostivar, Arben Taravari i është përgjigjur kryeministrit Zoran Zaev, pas përkrahjes së tij publike për kandidatin e BDI-së, Nevzat Bejta.
Taravari për “Fokus.mk” ka theksuar se do ta fitojë Bejtën, për shkak se ai është pjesë e kriminalitetit në Gostivar. Kjo ka qenë përgjigja e shkurtër e Taravarit që ende mban postin e ministrit të shëndetësisë, në adresë të kryeministrit të tij Zaev.
Kryeministri dhe lideri i LSDM-së, z. Zoran Zaev në fjalimin e tij potencoi që me Nevzat Bejtën janë miq të vjetër dhe se në Gostivar ndodhet për t’i dhënë mbështetje në realizimin e programit parazgjedhor si Kryetar i Gostivarit.