Arben Taravari nga VLEN në një postim në rrjetin social facebook ka shkruar se të gjitha pretendimet e Frontit Evropian kanë ra në ujë dhe se ata nuk e kanë problemin e formimit të Qeverisë por të përgjegjësisë që sipas tij i pret.
“Një herë thanë “do kemi mbi 25 deputetë”…Nuk doli ashtu!
Pastaj thanë se “VLENIN nuk e merr VMRO-ja në qeveri”…Ne jemi pjesë e Qeverisë!
Vazhduan dhe thanë: ” VLEN nuk e mer kryeparlamentarin”…Afrim Gashi u bë kryetar parlamenti!
Thonin në kryesi se janë në bisedime me VMRO-në për t’u bërë pjesë e Qeverisë…gënjeshtër!
Javës tjetër kur të zgjidhet Qeveria VLEN-VMRO, do të thonë se kjo qeveri do te jetë për 6 muaj, mandej do të thonë deri me Zgjedhjet Lokale…kur do t’i humbin edhe Zgjedhjet Lokale nuk do dinë çfarë të sajojnë më.
Ata nuk e kanë problemin e Qeverisë, po Përgjegjësisë që i pret!”, ka shkruar Taravari. /SHENJA/
Data 02.04.2026
Aktuale
- U akuzua për shpërdorim detyre, Gjykata e Tiranës rrëzon pezullimin dhe rikthen në detyrë kreun e IMT-së Rigers Sheqeri
- Selmani apel grave: Bashkohuni me studentët në protestën e 6 prillit në Shkup
- Më bli banesë dhe makinë ose do të vras”: Arrestohet 31-vjeçari në Tetovë pas kërcënimit të bashkëshortes
- Tetovë: Dhëndri sulmon fizikisht vjehrrin, policia në kërkim të autorit
- Po skadon afati për investitorët për të paraqitur iniciativa për ndërtimin e objekteve energjetike në komuna
- Vazhdon gjykimi në rastin “Ivana”
- Aksion policorë në disa qytete, cak një grup kriminal që merrej me pornografi të fëmijëve
- “Duart në fyt” – Një histori suksesi përballë një realiteti presioni


