Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, 1 muaj më parë njoftoi se partia që ai drejton ishte tërhequr nga koalicioni qeverisës në Maqedoninë e Veriut.
Në një intervistë për Euronews Albania, Taravari tha se koalicioni VLEN në qeverinë e RMV, ku bënte pjesë edhe Aleanca për Shqiptarët nuk arriti të përmbushë asnjë nga premtimet dhënë shqiptarëve në RMV pas zgjedhjeve.
“Koalicioni VLEN u formua vitin e kaluar kur Aleanca për Shqiptarët ishte pjesë e qeverisë Kovaçevski dhe në atë kohë dolëm nga qeveria siç bëmë sot për t’ju bashkuar këtij koalicionit. Morën 107 mijë vota si koalicion, i premtuam qytetarëve shqiptarë në RMV se pas 22 vjet qeverisje të BDI dhe Ali Ahmetit, shqiptarët meritojnë ndryshimin në skenën politike. Pas 11 muaj qeverisje ne si VLEN, 4 parti së bashku, ishte një projekt i paqëndrueshëm… qytetarët janë të pakënaqur nga ne. Kishim dy opsione; të heshtnim dhe të mbanim karriget, unë isha ministër i shëndetësisë ose të reagonim”, tha Taravari.