Kryetari i ASH-së, pjesë e koalicionit VLEN, Arben Taravari ka komentuar deklaratën e fundit të kreut të Besës, Bilall Kasami, ku ky i fundit tha se “VLEN-i peshon aq sa pa Taravarin sa vlente dhe peshonte sa me të”.
E për deklaratën e Kasamit TV21 kërkoi qëndrim nga Taravari. Ai tha1 se është lapsus linguae. “Lapsus linguae. Ngatërrim numrash dhe ekuacionesh”, tha kryetari i ASH-së, pjesë e VLEN, Arben Taravari.
Ndryshe, në intervistën për Radio Evropa e Lirë mes tjerash kreu i BESA-s, Bilall Kasami thas: “Unë ende besoj se ka shanse reale që ne të vazhdojmë bashkërisht, sepse vlerësoj se vlera e çdo parti si pjesë e VLEN është më e madhe se sa të jetë jashtë. Koalicioni VLEN do të vazhdojë më i fortë edhe pa Arben Taravarin, nëse ai vendos të shkëputet”.