Ministri i Shëndetësisë, Aben Taravari, deklaroi se do të emërohen gjashtë deri tetë drejtorë të rinj në disa klinika dhe spitale, ndërsa do të ketë edhe emërime të tjera.
Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në konferencën për shtyp të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Taravari theksoi se disa drejtorë do të mbeten në vendet e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Akoma nuk mund të përgjigjem saktësisht. Megjithatë, tani po mendoj për disa drejtorë të cilët do të mbeten. Mund të jenë në periferi, mund në Qendrën Klinike. Akoma kemi konsultime”, tha Taravari.
Gjatë ditëve të kaluara Ministria e Shëndetësisë ka shkarkuar gjegjësisht ka emëruar drejtorë të rinj, ndërsa sipas paralajmërimeve të Taravarit do të ketë edhe shkarkime tjera.