Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari deklaroi se është koha e fundit që organet e hetuesisë dhe gjyqësisë të depolitizohen. Sipas tij partitë politike për momentin nuk janë aspak të rëndësishme, por e rëndësishme është që qytetari të ndjehet i qetë dhe i sigurt aty ku jeton, shkruan Alsat.
“Është një periudhë e vështirë në ta cilën po kalon shteti, katër tragjedi të njëpasnjëshme që ndodhën në Maqedoni në këto 5 vitet e fundit, prej Llaskarcës, Besa Transit, mandej Spitali Modular, tash edhe Koçani. Unë mendoj se organet e hetuesisë dhe gjyqësisë duhet të depolitizohen. Në këto raste nuk shihen më partitë, aspak nuk janë të rëndësishme. I rëndësishëm është qytetari, ai duhet të jetë i qetë dhe i sigurt aty kum lëvizën dhe aty ku jeton”, deklaroi Taravari.