Për informacionet se VLEN i ka bërë ofertë për 35% komunave dhe 45% e listave, kryetari i ASH-së, Taravari pas përfundimit të Kuvendit partiak, konfirmoi se është e vërtetë, por i intereson edhe ndarja e partive të tjera të koalicionit.
“Ato na e kanë dhënë këtë ofertë, dmth është dërguar dje mes deputetëve…ne nuk e dimë ato si e kanë ndarë mes vete, sepse neve na intereson edhe si është ndarja, çfarë merr Besa, ku është Alternativa, ku është LD-ja, kjo është shumë e rëndësishme për ne”, tha Taravari, raporton SHENJA.
ASH sot e ka zgjedhur nënkryetarin e partisë, Idriz Orana në vend të Bujare Abazit.
Ai tha se ASH kudo që ka shkuar ka dalë fitues, ndaj sipas tij ka disa vende ku fitorja e ASH-së është e sigurtë sepse janë të strukturuar mirë. /SHENJA/