Arben Taravari nesër pritet të marr besimin nga Kongresi i jashtëzakonshëm i Aleancës për Shqiptarët (ASH) për lider të kësaj partie.
“Misioni ynë për fitore”, thotë për INA, Arben Taravari, duke thënë se detajet do përcillen gjatë kongresit.
Siç mësohet në fokus do të jetë fushata aktive si dhe riorganizini i këtij subjekti, në frymën e një unifikimi dhe bashkëveprimi politik.
Kongresi i jashtëzakonshëm është caktuar për nesër në Pallatin e Kulturës në Tetovë, kur pritet edhe zyrtarizimi i zgjedhjes së Taravarit, i cili do të zëvendësoj Ziadin Selën, që po ashtu do mbetet një figurë qendrore në këtë subjekt.(INA)