Ish Ministri i Shëndetësisë dhe fitues i zgjedhjeve lokale në Komunën e Gostivarit, Arben Taravari, ka bërë publike se nesër fillon edhe zyrtarisht punën si kryetar komune, njofton Medial.mk.
“Nesër në ora 11.00 do të fillojmë zyrtarisht punën në Komunën e Gostivarit, duke nisur kështu sfidën e 4 viteve të cilat do të jenë vite pune, dedikimi, disipline dhe pa dyshim dashurie ndaj qytetit tonë. Ekipi ynë është krenar që përfaqëson çdo gostivaras dhe këtë nuk do ta harrojmë në asnjë ditë të punës tonë! Gostivari i pari!”, ka shkruar në rrjetet sociale, Taravari.