Kryetari i ASH-së, Arben Taravari në një status në facebook ka shkruar se ata si ASH fatin e popullit e shohin më seriozisht se sa emra të përveçëm dhe se nuk bëjnë asnjë lëvizje për qejf apo inat të askujt.
“Ne deklarojmë që fatin e këtij populli e shohim më seriozisht se sa emra të përveçëm, dhe se jemi të çliruar nga kompleksi i tyre, i cili është shëndruar si Kompleksi i Edipit.
Ne nuk bëjmë asnjë lëvizje për qejf apo për inat të Askujt!
Edhe ata që bëjnë profetsi në emrin tonë si të ishin Baba Vanga, le të merren me gjëra më objektive se sa “parashikimi i të ardhmes”.
Ne nuk jemi as taksi që na përdorin për transport dhe pastaj na marrin çelsat dhe as barkë shpëtimi për emra dhe mbiemra.
Ne jemi Aleanca për Shqiptarët që punon vetëm në interes të Njerëzve!”, ka shkruar Taravari.
Data 14.11.2026
Aktuale
- Si të kurseni energji gjatë dimrit: Gabimet që rrisin faturën e rrymës
- Funksionarët pa banesë zyrtare do të marrin nga 350 euro në muaj për qira
- Kaosi në fluturime: SHBA rikthen operacionet pas dështimit të sistemit ajror
- Trajanov: Të kërkojmë nga Beogradi dosjet e UDB-së, përfshirë edhe ato për atentatin ndaj Gligorovit
- Maqedonia pritet të bjerë nën 1 milion banorë
- Çfarë dënimi rrezikojnë 2 mjekët që nuk zbuluan 4 vrasjet në Kumanovë?
- Pezullimi i fluturimeve në SHBA: Një masë e jashtëzakonshme që rikthen kujtimet e 11 Shtatorit
- Asambleja e socialistëve/ Rama cakton Ervin Demon dhe Albana Koçiun bashkëdrejtues politikë të PS në Tiranë



