Në hapjen zyrtare të fushatës elektorale në Komunën e Gostivarit për kandidatin e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Valbon Limani, lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, deklaroi se më 11 janar do të bëhet rikonfirmimi i fitores së Limanit në Gostivar.
Taravari theksoi se mbështetja qytetare për Valbon Limanin është e qartë dhe e vazhdueshme, duke e cilësuar atë si shprehje të vullnetit politik të qytetarëve të Gostivarit, njofton TS.
“Rikonfirmimi i fitores së Valbon Limanit në Gostivar do të bëhet më 11 janar,” shkruan Taravari.
Në hapjen e fushatës ishte i pranishëm edhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti.


