Ligji për keqpërdorimin e gjuhëve do të kalojë në njëqind ditët e Qeverisë dhe do të dërgohet në Komisionin e Venecies, theksoi sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.
“Si parti atë që e kemi thënë para se të hyjmë në Qeveri, flas për Lëvizjen për reforma – PDSH, atë e kemi thënë edhe ditën e parë kur më emëruan ministër dhe hymë në Qeveri, atë e themi edhe tnai se ky ligj do të kalojë në njëqind ditët e para të Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë”, tha Taravari.
Theksoi se nuk ka moskuptime, nuk ka nevojë të largohen nga Qeveria, sepse, siç tha, janë të koordinuar dhe ajo do të kalojë.
Sipas tij, nëse ata kanë përgjegjësi për 36.000 vota të shqiptarëve, më shumë vota shqiptare prej tyre ka LSDM. “Kështu që edhe ata kanë obligim sa edhe ne, e të mos flasim për BDI-në të cilët kanë
pothuajse dy herë më shumë se ne. Konsiderojmë se ajo do të kalojë. Ka pajtueshmëri nga të gjithë partnerët e koalicionit të kalojë në njëqind ditët e para”, shtoi Taravari.