Kreu i komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot ka vizituar 25 personat e angazhuar nga komuna, të cilët sot nisën punën në ish kazerma në Banjicë të Poshtme. Taravari shkruan se personat në fjalë kanë qenë të papunë, ndërsa tani do të kenë mëditje prej 600 denarëve.
“Komuna e Gostivarit ka angazhuar 25 punonjës përmes shpalljes publike për organizimin e punëve publike duke punësuar të papunë me kualifikm të ulët dhe të njëjtit sot kanë filluar me punë. Realizimi i këtij programi për punësim vjen përmes Klubit të Punës të Agjencisë për Punësim të RMV-së – Qendra e punësimit në territorin e së cilës ndodhet selia e NJVL-së. Vlen të theksohet se të njëjtit marrin mëditje ditore prej 600 denarë, duke përfshirë këtu edhe tatimin personal”, ka shkruar Taravari.