Almiri ishte një fëmij i cili u godit për vdekje nga një burrë Boban Iliç i cili zgjodhi që të merrte makinën dhe ta drejtonte drejt Almirit duke ia sjellë vdekjen!
Dje gjykata e ka shpallur të pafajshëm Bobanin, vëllai i tij madje ka reaguar triumfalisht duke i treguar gishtin e mesëm (më falni për shprehjen) familjarëve të viktimës.
Maqedonia po përpiqet të hyjë në NATO e BE, pardje festuam ligjin e gjuhës, kryeministri thotë se janë afër zgjidhjes së Çështjes së Emrit, kurse unë them: Turp për këtë shtet që masakron dinjitetin e një familje në mënyrë insitucionale! Përpara se të na çoni në NATO dhe BE, mbani larg kriminelët që na vrasin fëmijët!
Nuk përmenda që Almiri ishte shqiptar dhe Bobani maqedonas, sepse Almiri tashmë është një engjëll kurse ky farë Bobani është një kriminel!
Kujtoj shtetin se shqiptarët kërkuan drejtësi si evropianë që janë dhe nuk iu dhà! U mbështetën tek një Kushtetutë që nuk i mbron as kur ju vrasin fëmijët.