Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, në podcastin “Zrak”, i pyetur për listën pozitive të ilaçeve, tha se për njëherë kanë kaluar nëntë barna dhe kjo është më e mira e mundshme. “Duke e pasur parasysh se për 15 vjet vetëm një medikament u shtua edhe atë para 10 vjetëve. Pra, vitin e kaluar kemi futur nëntë ilaçe tjera, edhe atë ilaçe që përdoren shpesh për demenc, antidiabet, antilipemikë dhe të tjerë. Dhe këtë vit kemi formuar komision, dhe shpresoj që edhe këtë vit do të shtohen edhe 3-4 ilaçe tjera do të fusin. Disa thonë se janë pak nëntë ilaçe. Po pajtohem se janë pak, por 10 vjet nuk kishte asnjë ilaç”, tha Taravari. Ai shtoi tani janë futur nëntë, këtë vit do të shtohen edhe tre apo katër të tjera dhe është një numër goxha i bukur. Në fund Taravari, nënvizoi se duhet ta tregojmë realitetin se jemi duke bërë hapa para, përkundër asaj se çfarë është bërë 10 vjetët e fundit.
Data 02.10.2026
Aktuale
- Përfitimet e lëngut të panxharit për performancën sportive
- Petrovska: Po marr kërcënime serioze vetëm që të heshti dhe të mos kërkoj reforma në LSDM
- Petrovska: Po marr kërcënime serioze vetëm që të heshti dhe të mos kërkoj reforma në LSDM
- Punonjësi i shkollës së mesme sulmohet fizikisht nga kolegu i tij në Gazi Babë
- Trump: Evropa ka rënë dakord të nxjerrë sasi masive të rezervave të dizelit
- Shkarkimi i Blerim Isufajt: Një vendim i rëndësishëm për Prokurorinë Speciale
- Tensionet politike në Kosovë: A do të arrijnë Kurti dhe Hamza një marrëveshje për presidentin?
- Shpërthen zjarr në Rajonin e Shkupit, digjet barë i thatë



