Arben Taravari nga Aleancës për Shqiptarët, sot përmes një postimi në profilin e tij në fejsbuk ka kërkuar depolitizimin e Bashkësis Fetare Islame, duke theksuar se kjo Bashkësi nuk është parti, dhe se duhet ti përkas secilit.
”BFI nuk është parti, por është një vend që duhet t’i përkasë çdo njerit prej nesh. Në emër të vlerave të fesë tonë, siç janë: Ndershmëria, Morali, Drejtësia, Humanizmi e mbi të gjitha Paqja, BFI-ja duhet të distancohet nga çfarë do lloj konteksti që bie ndesh me këto virtyte. Islami është një religjion për të cilin jemi të gjithë krenar që i përkasim, që të gjithë i besojmë, ndaj është e papranueshme që të lejojmë që insitucioni që na përfaqëson, të ketë qëndrime që mbështesin lajthitje politike,” ka shkruar Taravari në profilin e tij. /Almakos