Gjatë ditës së sotme, Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka plotësuar mungesat dhe ka emëruar drejtor të rinj në ata resorë që dhanë dorëheqje drejtorët e Aleancës për Shqiptarët.
Në ndërkohë, për rastin në fjalë ka reaguar kryetari i Gostivarit duke thënë se Bashkimi Demokratik për Integrim e cila është pjesë e koalicionit qeverisës është alergjike ndaj shqiptarëve dhe se në vend të drejtorëve shqiptar të ASH, ajo ka vendosur kuadro të LSDM-së.
“Duhet të theksoj se në historinë e Klinikës së Kardiologjisë për herë të parë drejtonte një shqiptar, i cili u ndërrua me shpejtësi të pabesueshme nga BDI-ja dhe LSDM-ja! Sa shumë alergji ka BDI-ja nga shqiptarët në vende drejtuese! Kaq dashuri për maqedonasit që drejtojnë institucionet nuk ka pasur asnjë parti sa ka BDI-ja!”, shkruan Taravari në facebook.
“Ju lumtë BDI! Të paktën shprehni qartë qëndrimin tuaj anti-shqiptar!
Ndërkohë jam shumë krenar për të dy mjekët e mrekullueshëm që sot u pushuan nga puna për fajin e vetëm se kanë etninë e gabuar për të qenë në poste drejtuese!”, ka shtuar ai.
Almakos.com