Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar pas vendimit të gjykatës që vulat e ASH-së, t’i takojnë Zijadin Selës.
Taravari tha se ata do të ankohen për vendimin dhe se do të presin vendimin përfundimtar, siç e quan ai, “seriali absurd”.
“Nëse gjykatësit e Ali Ahmetit ja kanë shitur vulat Ziadin Selës, jam kurioz të dijë se çfarë do bëjnë me emrin e partisë:
Do e mbajnë BDI besoj…
Pavarsisht se në Drejtësinë e brishtë që ende mban në liri kriminelë që duhej të ishin moti në burg dhe ka gjygjtarë që tregtojnë vendime, ne ende besojmë tek reformimi i saj.
Dhe sa për sqarim të të gjithë atyre që identitetin e tyre politik e kanë të varur tek vulat, këto të fundit ndodhën aty ku duhet, në zyrat e partisë tonë. Do të presim vendimin përfundimtar të këtij seriali absurd, por gjithsesi ju kujtojmë vulistëve se nuk ka asnjë vulë që ju kthen partinë që botërisht kanë kohë që e kanë humbur!
Fati i tyre politik është Vulosur!”, ka shkruar Taravari. /SHENJA/
Data 22.09.2025
Aktuale
- Sot nis dëshminë një britanik në Gjykatën Speciale, i ftuar nga mbrojtja e Thaçit
- “Patëm përballë një portier në formë të shkëlqyer”, Kivu i thurr elozhe gardianit kosovar: Kishim shumë nevojë për këtë fitore, Zomer zgjedhja e parë
- Nuk kërkohet NIPT për apartamentet me qira ditore, tatimi 15% nga individët do paguhet përmes DIVA
- Po voziste pa sinjalizim adekuat, policia ndëshkon shoferin
- Taravari: AKI është imperativ i kohës, jemi bashkë deri në anëtarësim të plotë në BE
- Makina përplas një person që lëvizte me motor, i lënduari dërgohet me urgjencë në spital
- Komploti i errët pas vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqit
- I apasionuar pas motorëve, 16-vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident