Kryetari i ASH-së Arben Taravari ka reaguar pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale. Sipas tij, dje kanë marrë një përgjigje të qartë nga rezultatet. Taravari parashtron edhe pyetje nëse shqiptarët kanë fituar me rezultatet e djeshme.
“Dje, në raundin e dytë të votimeve ne morëm një përgjigje të qartë nga rezultatet.
Faleminderit të Gjithëve!
Dua të përgëzoj të gjithë kandidatët tanë të AKI-t për garën e ndershme dhe dinjitoze që patën.
Ashtu si ata bashkohem në urimin për fitore të gjithë kandidatëve që fituan!
Ne si koalicion kemi më shumë vota popullore por nuk kemi kryetarë. Qartazi përzgjedhja e disa kandidatëve ishte dashur të mendohej më mirë në disa komuna.
Gjithsesi në Gostivar dhe Vrapçisht qëlluam në shenjë, aty jemi fitues dhe kjo fitore është jo thjesht lokale, por aty fituam kundër një shteti që na mban peng me census.
Gjithsesi këto janë çaste të gëzuara me të drejtë për fituesit, janë çaste të vështira me të drejtë për ata që nuk ia dolën, janë çaste zemërimi për ata që u tradhëtuan, janë çaste qesharake për disa don kishotë që janë me grupin fitues vetëm sepse tradhëtuan, por me pak fjalë shumica është nën emocion dhe emocioni nuk lejon qartësi. Mua më ndihmon profesioni im të jem racional dhe i ftohtë përballë fakteve, dhe kam një pyetje:
Me rezultatet e djeshme a fituan shqiptarët?!
Edhe për ata që nuk e dinë përgjigjen, koha do ta tregojë fatkeqsisht shumë shpejt!”, ka shkruar Taravari.
Data 29.01.2026
Aktuale
- Çfarë po ndodh me Koçanin?Telma: Nuk ka akuzë për policët të dyshuar për “zjarrin” në Koçan!
- Izet Mexhiti: Rikonstruimi i qeverisë në mars ose prill
- Mexhiti: Marrëveshja “fituesi me fituesin” u arrit në vitin 2007, BDI e theu në vitin 2016
- Pse VLEN-i keqkuptoi e nuk e nënkuptoi?
- Dita e tretë e bllokadave në kufij! Në ndërprerje qarkullimi i mallrave, dëmet 100 milionë euro në ditë
- Gashi-Shjaojan: Për Kinën, Maqedonia e Veriut është partner i rëndësishëm në bashkëpunim
- Protestojnë punëtorët: Rroga minimale të jetë 600 euro, të ulen pagat e funksionarëve
- “Mund të ‘helmojë’ provat dhe intimidojë dëshmitarët!”- Mandati i Ballukut, Sefa: Si zv.kryeministre mund të prishë hetimet! S’ka mazhorancë në trupën e Kushtetueses


