Zyrtari i lartë i ASH-së Arben Travari derisa komentoi listën e emrave të Këshillit Strategjik për Politikë të Jshtme u shpreh se kësj liste për të qenë e plotë i mungojnë emrat si Llatasi dhe Milenko Nedellkovski. Taravari madje pyeti ministrin e jashtëm Bujar Osmani se si është e mundur që në këtë Këshill të gjej vend edhe Valentina Bozhinovska, kur dihet qasja e saj ndaj shqiptarëve.
– Advertisements –
Për Sergjan Kerimin ja ka arsye, por për Valentina Bozhinovskën nuk e di, me të vërtet nuk e kam idenë pse, këtu veç mungojnë edhe Llatasi dhe Milenko Nedellkovski dhe të bëhet komplet si duhet paqeti. Prej shqiptarëve unë disa emra që i lexova, çdo respekt për gjithë ato që janë zgjedh, por nuk shoh ndonjë njeri që ka kompetenca për politikat e jashtme. Sidoqoftë, ka 5-6 emra nga gjithsejtë 26 emrave. Për Valentina Bozhinovskën nuk e di arsyetimin, ja pyes Bujarin të na sqarojë për çfarë arsye. Ku janë kompetencat edhe pse është zgjedh Valentina Bozhinovska, duke e ditur qasjen e saj negative ndaj shqiptarëve”, tha Arben Taravari, zyrtarë i lartë i ASH-së.