Komuna e Gostivarit lajmëron se në datën 15 dhjetor do të hapet për herë të parë ZYRA PER MERGIMTARET.
Kjo zyrë do të funksionojë në formën e një sporteli dhe do të jetë efektive nga ora 08.00 e mëngjesit deri në orën 20.00.
Hapja e kësaj zyre bëhet me qëllim që të lehtësojmë për të gjithë mërgimtarët tanë në maksimumin e mundshëm procedurat administrative pranë Komunës, Policisë rajonale apo Gjykatës.
Kjo zyrë do të qëndrojë e hapur deri në 15 janar të vitit 2018 për t’u rihapur sërish në kohën e verës kur është sezoni i fluksit të mërgimtarëve.
Zyra do gjendet pranë Qëndrës Informative të Komunës.
Mirë se vini në shtëpi mërgimtarë, është shprehur kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari./dk/
Almakos.com