Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, ka komentuar deklaratat e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili u shpreh se VLEN-i po zhbën të arriturat e shqiptareve gjatë këtyre 22 viteve, duke thënë se preokupimi i tyre nuk është gjuha apo flamuri, por ruajtja e pasurisë.
Taravari tha se do ketë përgjegjësi dhe se procedurat kanë filluar.
“Disa funksionarë të BDI-së veç lëvizin nëpër zyrat e hetuesisë dhe prokurorisë, kur do ta bëjnë, këtë e bëjnë organe kompetente shtetërore që unë nuk kam informata të sakta, por e di se lëvizin nëpër ato zyra”, deklaroi Taravari.
Taravari nuk deshi të tregojë se kush janë ato emra, por tha se së shpejti do të shihet kush janë ato.
“Unë nuk e di, unë nuk punoj as në polici, as në institucione prokurori apo gjykatë. Në qoftë se ju duhen informata pysni, por e di se plot njerëz lëvizin shumë shpesh andej”, deklaroi Arben Taravari.
Data 12.05.2025
Aktuale
- Finalja mes Vllaznisë dhe Egnatias ndërpret procesin e numërimi të votave në Shkodër, komisionerët duan të shohin ndeshjen
- Thaçi telefonon Ramën pas fitores në zgjedhje: Komandanti ishte në formën më të mirë
- Fillon mbledhja e ASH-së, nuk merr pjesë Arben Fetai
- ZGJEDHJET/ Numërohen 3255 kuti votimi në gjithë vendin! Thellohet diferenca mes PS dhe PD, me mbi 160 mijë vota! Garë e fortë për vendin e tretë
- Ka filluar mbledhja e kryesisë së ASH-së së Taravarit për të vendosur largimin nga Qeveria
- Kosovari përfiton pasaportë të Maqedonisë me dokumente të rreme, kallëzime penale ndaj dy punonjësve zyrtar në Kumanovë
- Takimi Mucunski – Malmer Stenergard: U konfirmua mbështetja për integrimin e Maqedonisë dhe angazhimi i Suedisë për vazhdimësi në politikën e zgjerimit
- Qarku Fier/ Numërohen 288 kuti, PS kryeson bindshëm me mbi 63% të votave! Ja si renditen të gjitha partitë politike