Ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Taravari emëroi 12 u.d drejtorë t rinj mjekësorë, transmeton Portalb.mk.
Kuadri i ri në institucionet shëndetësore publike është si më poshtë:
Klinika Universitare për vesh, hundë dhe fyt – Igor Kamshikoski
Klinika Universitare për Dermatologji – Katerina Damevska
Instituti Universitar i Radiologjisë – Sonja Nikolova
Klinika Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë – Irena Aleksioska-Papastiev
Klinika Universitare për Endokrinologji, Diabet dhe Çrregullime Metabolike – Taner Hasan
Klinika Universitare për Psikiatri –Slavica Arsova-Haxhiangelkovska
Klinika Universitare për Gastroenterohepatologji – Meri Trajkovska
Klinika Universitare për Nefrologji – Nikolla Gjorgievski
Klinika Universitare për Reumatologji – Emilia Sandevska
Klinika Universitare për Mjekësi Fizike dhe Rehabilitim – Zlate Mehmedoviq
Klinika Universitare për Sëmundjet Kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit” – Nebojsha Nastov
Spitali i Përgjithshëm “Dr.Ferid Murad” Gostivar – Argjent Muça.
Në seancën e fundit të qeverisë, qeveria mori vendim për shfuqizimin e drejtorëve ekonomikë në institucionet publike shëndetësore, përkatësisht ekzistimin e dy pozitave drejtuese – drejtorit organizativ dhe mjekësor, të cilat ishin të pranishme në qendrat shëndetësore me mbi 1000 punonjës, qendrat klinike universitare, klinikat universitare, spitalet klinike dhe institutet.
“Në këtë mënyrë do të shmanget dualizmi dhe përgjegjësia do të vendoset saktësisht në menaxhimin e institucioneve”, sqarojnë nga Qeveria.