Investigative Reporting Lab Macedonia ka botuar një fotografi të Aleksandar Jovanovski-Zhuti,
menaxher i kompanisë së sapoformuar që fitoi tenderin prej 35 milionë eurove nga Ministria e
Shëndetësisë, në shoqërinë e Jordan Mijallkov, biri i ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkov.
Në foton e publikuar janë drejtuesi Aleksandar Jovanovski-Zhuti (majtas) në shoqërinë e Ilija Tozija
(ish-anëtar i administratës publike të Llotarisë së Shtetit dhe që njihej edhe si menaxher i kompanive
Mijallkov (në mes) dhe Jordan Mijallkov, djali i Sasho Mijallkov (djathtas), shkruan Investigative
Reporting Lab Macedonia. Skandali ka të bëjë edhe me faktin se kjo kompani nuk ka asnjë për
realizimin e projektit.
Ish ministri i shëndetësisë, Arben Taravari ka reaguar ndaj këtij skandali.
“Nëse është e vërtetë, atëherë më duket si film i vjetër, me artist të ri! Gjithsesi, jetë për të gjithë!”,
ka shkruar ai. (INA)
Data 15.03.2026
Aktuale
- Analizë: Pse BDI dhe Ali Ahmeti janë kaq të heshtur përballë qeverisë?
- Ngjarje e rëndë në Çair: 16-vjeçari sulmohet dhe plagoset para një hoteli
- Të martën do të realizohet një tjetër fluturim për evakuimin e shtetasve të Maqedonisë nga Lindja e Mesme
- Të martën fluturim i radhës për evakuimin nga Lindja e Mesme
- U raportua se është vrarë, shfaqet Netanyahu: Po vdes vetëm për kafe (VIDEO)
- Irani: Do ta ndjekim dhe vrasim Benjamin Netanyahun
- Zvicra refuzon fluturimet për avionët amerikanë për shkak të luftës me Iranin
- (VIDEO) VMRO akuzon se protesta e djeshme ishte lojë e LSM-së dhe LSDM-së

