Ministri i Shëndetësisë, njëherësh kryetar i Aleancës për Shqiptarët, ka dorëzuar dorëheqjen e tij.
Më poshtë ju sjellim letrën e plotë:
“I nderuar Kryeministër Mickoski,
Me këtë letër ju informoj se jap dorëheqje të parevokueshme nga funksioni i Ministrit të Shëndetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Detyrën që e mora me këtë funksion e kam ushtruar me përkushtim të plotë, transparencë dhe ndjenjë përgjegjësie ndaj qytetarëve dhe shtetit.
Këtë vendim e kam marrë pas një vlerësimi të kujdesshëm personal dhe profesional, duke besuar se ky hap është në interesin më të mirë të institucionit dhe të parimeve të mia personale.
Ju falënderoj për besimin dhe mundësinë për të qenë pjesë e Qeverisë në një periudhë jashtëzakonisht të rëndësishme për sistemin shëndetësor.
Mbetem i hapur për bashkëpunim dhe mbështetje në të ardhmen, gjithmonë i udhëhequr nga interesi publik.
Me respekt,
Prof. Dr. Arben Taravari
Ministër i Shëndetësisë”, ka shkruar Taravari.
Data 20.03.2026
Aktuale
- Voziste veturë nëpër shtegun për këmbësorë, gjobitet shoferja nga Shkupi
- Vrasja gjatë përleshjes për territoret e trafiqeve në Itali, arrestohen pas 27 vitesh kërkimi 2 kushërinjtë shqiptarë! Tirana ia dorëzon Romës, historia e krimit
- (VIDEO) Besimtarët në Maqedoninë e Veriut festojnë Bajramin
- Kanabisi në banesën e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, Policia: Arrestohet faturisti i energjisë elektrike, në kërkim 4 të tjerë (EMRAT)
- VIDEO/ Sekuestrohen 4 makina luksoze në Tiranë, 2 persona në hetim, 2 të tjerë në hetim
- Investim greko-amerikan në Shqipëri, “Kathimerini” zbardh arsyet e takimit të Ramës me ambasadoren e SHBA në Athinë: Projekt 1 miliard euro në zonën e Bilishtit
- Prokuroria e RMV-së ngriti aktakuzë kundër drejtorit që mori ryshfet prej 50.000 eurosh
- Transporti publik në Shkup me orar të ndryshuar për fundjavën e festave


