Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, në konventën promovuese të AKI-së, tha se këto zgjedhje janë një referendum plebishitar.
Ai tha se në këto zgjedhje janë bërë bashkë, për shkak se brenga e tij personale ka qenë rruga evropiane e vendit.
“Ne ngecëm këtu, fatkeqësisht jemi duke u larguar nga ajo rrugë. Shqipëria hapëron para, Mali i Zi gjithashtu, ndërsa Maqedonia ngec. E di që më 19 tetor do të jetë plebishit, fitore e madhe, tani për tani është 2:1 me një fushatë pozitive të mirë, ajo do të arrije deri 3:1”, tha Taravari, raporton SHENJA.
Taravari tha se në këtë raste fatura duhet t’i dërgohet Mickoskit, dhe t’i thuhet se ky është vullneti i shqiptarëve.
“Pas 19 tetorit mendoj se duhet t’i ftojmë edhe vëllezërit tonë të VLEN-it. Disa prej tyre do të shkrihen në VMRO, këtë e di, por disa prej atyre, që tash janë duke menduar që pas zgjedhjeve t’i bashkëngjiten kësaj aleancë”, shtoi më tej Taravari. /SHENJA/
Data 28.09.2025
Aktuale
- Izet Mexhiti nderon kontributin e komunitetit boshnjak në Çair
- Tragjedia e papritur në dasmë: Dhëndri humb jetën në mes të festës
- VMRO i reagon Ali Ahmetit: BDI dhe ju jeni zogj, assesi shqiponja!
- Salih Murat: Lëvizja për të Drejtat dhe Demokracinë e Turqve me përfaqësim në parlament dhe në zgjedhjet lokale
- “Ndodh sa herë bie shi”- Vora dhe Bërxulli pa energji elektrike prej disa orësh, banorët të indinjuar
- Ahmeti me mesazh për Mickoskin: Me zagarë dilet në gjueti për lepuj, jo për shqiponja!
- Taravari: Do fitojmë 3 me 1, më pas faturën ja dërgojmë Mickoskit, t’i tregojmë se cili është vullneti i shqiptarëve
- Zejd Rexhepi: Këto zgjedhje janë referendum për përmbysjen e kësaj qeverisje antishqiptare