Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët dhe Kryetar i komunës së Gostivarit Arben Taravar sonte i ftuar në debatin “Click Plus” në Tv21 me kundër panelistë Sekretarin organizativ njëherit dhe deputet i BDI-së Artan Grubi ku diskutohet mbi temën: Me çka dallojnë partitë shqiptare në presidencialet?!
Komentin e Grubit se BdI ka ulur papunësinë në vend Taravari vlerëson më mënyrë ironike se vërtet BDI e ka ulur papunësinë në vend duke punësuar qindra mijëra shqiptar në Gjermani, Austri, Zvicër etj, ndërsa nga ana tjetër ka punësuar ushtar partiak të cilët marrin rroga duke ndejt në shtëpi.