Arben Taravari, kandidat i Alencës për shqiptarët për kryetar të Gostivarit, ka lëshuar akuza të rënda në adresë të kundërkandidatit të tij nga radhët e BDI, Nevzat Bejta, i cili në këto zgjedhje lokale rikandidon për një mandat të tretë.
Taravari si nxënës i gjimnazit të Gostivarit është krenuar me profesorin e tij Bejta, por tani thotë se ai ka dështuar keq sepse nuk ka përmbushur premtimet. Ai akuzon Bejtën se ka shëndruar komunën e Gostivarit në çerdhe të krimit dhe korrupsionit si dhe ka partizuar komunën dhe ndërmarrjet e saj.
VIDEO E PLOTE