Seanca e re për rastin “Tanku” që i referohet furnizimit të mercedesit luksoz është caktuar më 25 prill kur do të vazhdohet me prova tjera.
Gjykatësja Dobrilla Kacarska tha se dy dëshmitarët Dejan Mitrovski- Urko dhe Zoran Vasilevski që sot nuk erdhën në gjyq mund t’i thirrin më 25 prill.
Sot kanë dëshmuar tetë dëshmitarë të propozuar nga mbrojtja të cilët thanë se furnizimi i mercedesit të ri ka qenë i domosdoshëm.