Alsat 2019-07-11T16:02:52+02:00
Kryeministri Zoran Zaev ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi nga i cili ka kërkuar falje për ndërhyrjen në çështjet mes Kosovës dhe Serbisë. Thaçi ka deklaruar se Zaev ka shprehur keqardhjen e tij, duke i garantuar se nuk ka informata burimore për negociatat Kosovë-Serbi por se është njoftuar nga spekulimet e mediave ruse.
Më ka thënë shumë qartë se ka qenë një rrethanë ku ka ra pre e mashtrimit dhe gjithçka që ka folur për 10 komunat e Kosovës që do t’i jepen Serbisë i ka folur duke u bazuar në thashetheme, në dezinformata dhe të dhënat apo lansimet e gazetës Sputnik dhe thashethemeve ruse. Këto janë fjalët që mi ka thënë personalisht. Na ka kërkuar falje mua personalisht por edhe Kosovës- deklaroi Hashim Thaçi, President i Kosovës.
Zaev pranoi se ka kërkuar falje nga presidenti i Kosovës, duke i cilësuar qëndrimet e tij si të pamatura dhe të bazuara në spekulime mediatike.
Unë e telefonova kryetarin e Kosovës dhe ndjeva përgjegjësinë time t’i kërkoj falje atij dhe popullit të Kosovës nëse kam krijuar situata të pakëndshme. Qëllimi ka qenë që t’i tregojë se bisedat e pamatura janë bazuar nga spekulimet në media. Kuptohet se neve nuk kemi qenë të kyçur në negociatat mes Prishtinës dhe Beogradit- tha Zoran Zaev.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se qëndrimi i Zaevit nuk e ka befasuar dhe se sipas tij ka edhe shumë liderë nga rajoni që janë kundër ndarjes së tokave të Kosovës.
Të gjithë udhëheqësit e vendeve të rajonit i shqetësohen lëvizjes së kufijve. E kanë thënë të gjithë siç e tha kryeministri i Maqedonisë, i Malit të Zi, Kroacisë, i Bosnjës, i Sllovenisë pra të gjithë. Të gjithë e kanë shqetësim lëvizjen e kufijve. I kam dëgjuar këto deklarime. Për mua nuk janë risi, neve ishim në dijeni për pikëpamjet e kryeministrit Zaev se është kundër lëvizjes së kufijve dhe ndarjes së Kosovës- pohoi Ramush Haradinaj.
Zaev gjatë bisedave me parodistët rusë ka folur edhe për procesin e dialogut mees Kosovës dhe Serbisë.
Adrian Kerimi
Loading…